20-vjeçari shqiptar vritet në Suedi, familja apel për kthimin e trupit në atdhe
Lauren Spaho, vetëm 20-vjeç u vra me thikë në zemër në qytetin e Karlstad në Suedi, ku jetonte i vetëm. Shkaqet dhe rrethanat edhe për familjen nuk janë ende të qarta, për shkak se vrasja e të riut është nën hetim dhe autoritetet suedeze nuk u kanë dhënë më shumë detaje.
Ajo që dihet deri më tani, është se për vrasjen e Laurenit janë arrestuar 2 persona, me kombësi arabe. Halla e 20-vjeçarit, thotë se ai punonte në ndërtim dhe në Suedi jetonte i vetëm.
Si të mos mjaftonte humbja e njeriut të tyre të dashur, në lule të rinisë, familja e Laurenit po has vështirësi në kthimin e trupit të tij në vendlindje, për shkak të hetimeve, por edhe shpenzimeve.
Familja Spaho ka krijuar edhe një llogari në GoFundMe (kliko këtu), ku kërkon ndihmën e kujto që mundet për të kontribuuar në shpenzimet e funeralit të të riut.
KOHA JONË SONDAZH

