Bojkena Basha, 20-vjeçarja që Rama e zgjodhi sot si Sekretare për Rininë në PS

Ndër emrat e pakët të rinj që kryeministri Edi Rama prezantoi për mandatin e tretë qeverisë dhe për riformimin e PS-së, është edhe 20-vjeçarja nga Durrësi, Bojkena Basha. Rama i dha sot detyrën e Sekretares së Rinisë në PS. Rama tha se ajo spikati në fushatë me fjalimet e saj.

Me batutë, por edhe me shpoti për kundërshtarin e tij politik, kryeministri tha se Bojkena flet më bukur se ai, zgjohet më herët dhe ndryshe nga ai thotë fiks atë që mendon.

“Detyrën e Sekretares së Rinisë së PS-së dua t’ia besojmë një vullnetareje 20 vjeçare, e cila spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, por përtej fjalimeve është një studente shumë e mirë dhe aktiviste shumë e përkushtuar në komunitet, Bojkena Basha. Flet më bukur se Lulzim Basha, zgjohet shumë më herët se ai dhe mbi të gjitha ndryshon nga ai sepse thotë fiks atë që mendon dhe mendon fiks atë që thotë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?