20-vjeçarja vret veten duke u hedhur nga pallati, kishte rënë në dashuri me një vajzë tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se një vajzë 20-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e pallatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “21 dhjetorit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të policisë thonë se arsyet e këtij veprimi ekstrem lidhen me një zhgënjim dashurie.

Por, jo dashurisë për një djalë, por një vajzë.

Sipas Panoramës, 20-vjeçarja kishte rënë në dashuri me një vajzë tjetër.

Por, vajza tjetër nuk i është përgjigjur dashurisë së saj, pasi me sa duket nuk kishte të njëjtat prirje seksuale.

Viktima kishte lënë edhe një letër sqaruese, para se të kryente aktin ekstrem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?