20 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, peticioni: Të zbardhet vrasja!

 

Plot 20 vjet më parë, u vra dhe ju zhduk kufoma veprimtarit patriot me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës, i lindur në Shkup, Remzi Hoxha.

Remziu ishte një veprimtar i njohur për kontributin e tij në favor të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës dhe jo thjesht një ndërmarrës i suksesshëm në Kosovë që kishte zhvendosur biznesin e vet në favor të Shqipërisë. 

"Armiku kryesor, që po vret shpresën që Remzi Hoxha të ketë një varr, është koha. Provat zhduken. Afate të caktuara treten. Kujtesa popullore rreth bëmave të tij gjithashtu zvogëlohet. Kriminelët që dinë, që urdhëruan arrestimin e tij, dhunimin e tij, që e heshtën zhdukjen e tij, kanë patur mundësi të rishpikin veten. Qeveritë që i zënë vendin njera tjetrës merren me punët rutinë dhe harrojnë vendosjen e drejtësisë për një krim unikal në historinë e pluralizmit shqiptar. Për ne familjarët e Remzi Hoxhës, për ne bashkëveprimtarët e tij, e gjitha kjo është një vrasje e dytë e tij", citojnë familjarët e tij në një peticion të posaçëm.

Duke kërkuar që të gjithë t'i bashkohen atij, me qëllim që sipas tyre, "qeveria Shqiptare, Gjykata e Lartë dhe Ministria e Brendshme të bëjnë punën e tyre".

"Nëse ato e bëjnë saktësisht punën e tyre, atëherë prindi ynë, i afërmi dhe miku jonë do të kenë të paktën një varr. Dhimbja jonë do lehtësohet sadopak për këtë krim të pakuptimtë shtetëror ndaj dikujt që duhej të mbrohej dhe jo të asgjësohej", citojnë ata.

 

SHKARKO APP