20-vjetori i themelimit të PD, Selami: Ja pse kritikoj Bashën

 

Partia Demokratike feston sot 25-vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, fjalimet e para janë mbajtur nga dy themeluesit e selisë blu, Arben Imami dhe Eduard Selami.

Ish-kryetari Eduard Slami u ndal në rëndësinë që ka për historinë e vendit themelimi i PD-së. Ai vlerësoj se kjo parti ishte e para që kërkoi hyrjen e vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Duke folur për të kaluarën e Partisë Demokratike, Slami ka përmendur dhe arsyen se përse ndonjë herë është kritikë me qëndrimet e Partisë Demokratike aktuale. “Duke pasur parasysh këto ja pse unë ndonjë herë ngre zërin për vlerat e PD”, tha Selami.

Dy javë më parë Salmi deklaroi se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk është frymëzues. Ndërsa sot ka moderuar tonet. Në fjalën e sotme ka shprehur besimin se PD do të kthehet shumë shpejt në pushtet.

“Pa PD, lëvizja progresive nuk do t kishte arritur këto rezultate. Shqipëria ishte vendi i parë i ish-bllokut komunist që kërkoi anëtarësimin në NATO. Brenda 4 viteve u bë pjesë e KiE. Do të arrijmë të fusim ekonominë shqiptare në rrugën e drejtë. Shumë shpejt PD do të rikthehet në pushtet do të kthejë Shqipërinë në rrugën e mbarë në rrugën e përparimit.”- tha Eduard Selami.

SHKARKO APP