200 fëmijë do të kalojnë në familje kujdestare, zv.ministrja: Do të paguhen për kujdesin! Si do përzgjidhen

200 fëmijë të cilët e kanë familjen e tyre biologjike, por që kanë probleme qoftë sociale, si dhunë apo edhe ekonomike (pamundësia financiare për t’i rritur), nuk do të strehohen në rezidencat e mbështetjes sociale apo shtëpitë e fëmijës siç i njohim, por në familje kujdestare derisa familja e tyre biologjike te ketë kapërcyer situatën e vështirë.

Denada Seferi, zv.ministre e Shëndetësisë, thotë se familjet kujdestare do të testohen nëse mund të ofrojnë rritjen e shëndetshme të këtyre fëmijëve. Për herë të parë këto familje që do të përzgjidhen, do të trajtohen me pagesë.

“Do të trajtohet si një profesion”, tha Seferi. Nuk janë të pakta familjet të cilët nuk ofrojnë ambient të shëndetshëm për rritjen e fëmijëve, me shtimin e problemeve siç është droga prostitucioni apo pamundësia financiare sikundër ka raste të heqjes së të drejtës së prindërimit.

SHKARKO APP