200 kg kanabis brenda kamionit me frigoriferë, arrestohet shoferi nga Tirana

Në Kapshticë është kapur një sasi e madhe droge në një kamion. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se kamioni me destinacion Greqine kishte të fshehur një sasi rreth 200 kg kanabis.

Ndërkohë, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, rreth 55 vjeç nga Tirana.

Mësohet se sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në tavanin e kamionit. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, si dhe identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë.

SHKARKO APP