200 milionë lekë në ajër, Kuvendi me shpenzime luksi për deputetët. Del lista

Analiza e Kuvendit për zbatimin e buxhetit të vitit 2025 tregon se pjesa më e madhe e shpenzimeve ka shkuar për paga dhe përfitime të deputetëve dhe të stafit të institucionit. 66% e buxhetit të Kuvendit është përdorur për pagat. Ndërkohë, për përfitimet financiare shtesë që burojnë nga statusi i deputetit janë shpenzuar 200 milionë lekë, që përbën 44.2% të shpenzimeve operative të institucionit.

Këto përfitime përfshijnë rimbursime për karburant, dieta brenda vendit, shpenzime telefonike, honorarë për pjesëmarrje në komisione parlamentare dhe mbulimin e qirasë për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë.

Për udhëtimet jashtë vendit, bileta, dieta dhe akomodimi janë shpenzuar 60 milionë lekë, një shumë që Kuvendi e konsideron “nëngrup të konsiderueshëm” brenda shpenzimeve operative. Ky raport nxjerr në pah fokusin kryesor të buxhetit të Kuvendit te kompensimi i deputetëve dhe menaxhimi i shpenzimeve operative të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpenzimet e tjera operative përfshijnë:

Swiss Digital Mobile Reklama

11 milionë lekë për honorare ekspertësh të jashtëm në komisione hetimore dhe të posaçme;
16 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, mirëmbajtje të sistemeve elektronike dhe pajisjeve të zyrave;
49 milionë lekë për mirëmbajtjen e zyrave dhe 14 milionë lekë për pajisje;
28 milionë lekë për faturat e ujit, energjisë, transport dhe materiale kancelarie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?