200 të rinj do punojnë në administratë, Klosi: Duhet të jeni opozitarë të fuqishëm

 

 

8 dhjetori është Dita Kombëtare e Rinisë, por aktivitetet për të rinjtë do të nisin në mesin e nëntorit. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës do të organizojnë 25 aktivitete në 25 ditët kushtuar të rinjve. 200 të rinj do të punësohen në administratë sipas vendimit të Ministrit Klosi.

200 të rinj që u praktikuan gjatë verës të këtij viti do të punësohen në administratën publike.

Ka patur më shumë se 900 aplikantë, por Komisioni Vlerësues ka përzgjedhur një grup të rinjsh që do të nisin karrierën e tyre profesionale.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, e prezantoi këtë vendim teksa bëri publike 25 aktivitetet për rininë ne prag të 8 dhjetorit, Ditës kombëtare të Rinisë.

Klosi: “Po, do jemi në çdo qytet, te çdo i ri shqiptar dhe jo vetëm, për të ngritur së bashku siparin e frymës më shpërthyese, atë të rinisë. Jam krenar të them sot se ne e kemi dëgjuar zërin e shoqërisë civile, organizatave rinore dhe të rinjve, dhe i kemi përmbledhur në plot 25 ditë, të dedikuara vetëm atyre. Këto 25 ide nuk janë vetëm 25, por më shumë se 125, të cilat shkrihen me modestinë e të rinjve në aktivitete konkrete. Në këto 25 ditë do vëmë sërish fokusin në arsimin profesional, në nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit nga sipërmarrësit e rinj. Pjesë e nismës sonë është sigurisht mbështetja sociale e të rinjve në nevojë nëpërmjet programeve solidare, toleranca, diversiteti dhe sigurisht, gjithëpërfshirja”.

Ministri Klosi i kërkoi të rinjve të jenë aktiv dhe opozita më e fuqishme e qeverive.

Klosi: “Ne jemi për një politikë që flet me gjuhën tuaj dhe u përgjigjet vlerave tuaja. Për këtë, kërkojmë pjesëmarrjen dhe përfshirjen tuaj. Duhet të jeni ju, krahu ynë i djathtë dhe në të njëjtën kohë opozita jonë direkte për të na ndjekur në çdo hap të Prezantimit dhe Zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë, që nis rrugëtimin në qytetet e Shqipërisë”.

8 dhjetori është shpallur nga Kuvendi si Dita Kombëtare e Rinisë në kujtim të Lëvizjes Studentore të 1990 ku një grup studentësh e akademikësh nisën protestat që sollën rënien e komunizmit dhe i hapën rrugë sisemit demokratik.

Duke nisur nga 14 nëntori, Ministria e Mirëqënies Sociale, ajo e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe Organizatat Rinore do të organizojnë 25 aktivitete në të gjithë vendin për sfidat e të rinjve, arsimimin, kulturën dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

SHKARKO APP