200 vjetori i Kullës së Sahatit, Sakja: Ta bëjmë Kavajën e bukur siç bëri Alltuni
Kulla e Sahatit në qytetin e Kavajës, bën 200 vjetorin e ndërtimit. Në këtë ditë të shënuar, bashkia e qytetit, në përkujdesin e veçantë të kreut Isa Sakja, kujtuan këtë ditë të shënuar.
Përmes një postimi në facebook, Sakja thotë se takimi i sotëm nuk ishte thjesht simbolik por në të njëjtën kohë edhe vlerësim për bashkëpunorët që ndihmuan në restaurimin e këtij objekti të veçantë.
”Frymëzimi i madh na vjen nga kavajasi Ibrahim Bej Alltuni, financuesi i saj i vetëm, poet lirik e atdhetar i madh. Ne respektojmë emrin e gjithkujt që e bëri më të bukur Kavajën dhe përpiqemi t’u ngjajmë atyre”,-shkruan Sakja në facebook.
Postimi i plotë
Sot, kremtuam 200 vjetorin e-Kulles së Sahatit se Kavajes, me e larta ne Shqiperi. Nuk kujtuam per te kujtuar por se bashku me prefektin e qarkur, miq tane te nderuar te TIKA-s qe investian bujarisht per restaurimin e saj ne bashkepunim me specialistet e Institutit te Monumenteve, u ndjeme mire qe beme nje veper tjeter te mire per Kavajen tone te dashur. Frymëzimi i madh na vjen nga kavajasi Ibrahim Bej Alltuni, financuesi i saj i vetëm, poet lirik e atdhetar i madh. Ne respektojmë emrin e gjithkujt që e bëri më të bukur Kavajën dhe përpiqemi t’u ngjajmë atyre
Kulla e Sahatit
Kulla e Sahatit u ndërtua gjatë shek XIX. Kulla përbën një ansambël pasi ajo rrethohet nga xhamia. Ajo është e punuar me gurë shtufe dhe e shoqëruar me gdhendje.
Në pjesën brenda saj ndodhen një palë shkallë prej druri, kurse në pjesën e sipërme të saj është e vendosur dhe një orë diellore që më parë ka funksionuar e shoqëruar me tingullin e këmbanes.
Kulla shquhet për vlerat arkitektonike dhe dekoracioni ornamentik që krijojnë gurët e bardhë me ato jeshil. Kulla e Sahatit, ka marrë statusin e mbrojtjes kategoria e I më datë 17.03.1948.
KOHA JONË SONDAZH

