2000 fëmijë të prekur nga Covid-19, te Pediatria janë 8 të shtruar
Të prekur nga Covid-19 në Shqipëri janë 2 mijë fëmijë, ku 8 fëmijë të shtruar në repartin Covid në pediatri. Dy ndodhen në terapi intensive por nuk janë të intubuar. Fëmijët e shtruar në spital e të prekur nga virusi janë nga bebe në muajt e parë të jetës deri në moshën 12-vjeç.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar rreth 2000 fëmijë me Covid-19, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë kaluar në shtëpi. Ky pavion i posacëm për fëmijët e infektuar në pediatri ka kapacitete nga 12-20 shtretër, ndërsa mesatarisht koha e qëndrimit në spital varjon nga 10 ditë deri në dy javë. Gjatë muajit janar është vënë re një rritje e infektimeve tek moshat pediatrike.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tregon se shërbimi i pediatrisë ka kapacitete për shtrimin e fëmijëve, ndërsa këshilloi prindërit që mos të ngelizhojnë shenjat klinie tek fëmijët që mund të cojë në agravim të gjendjes shëndetësore. Prekja e fëmijëve me Covid-19 në vendin tonë ka ardhur prej kontakteve në rrethin e ngushtë familjarë, siç janë prindërit apo gjyshërit.