2015-a viti më i nxehtë që nga 1961, temperatura të larta deri në shtator

2015-a shënon temperaturat më të larta mbi normë që prej vitit 1961. Temperaturat e larta të ditëve të fundit sipas ekspertit të metrologjisë professor Petrit Zorbës do të vazhdojnë të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim madje do të vazhdojnë të mbeten të tilla deri në muajin shtator.

“Ndryshimet klimatike është një problem që diskutohet ditët e sotmë mjaft, edhe ky vit pritet siç e thamë në fillim me temperatura të larta dhe mund të jetë ndër vitet më të ngrohtë në gjithë historinë e vrojtimeve metereologjike në shkallë globale. Edhe në muajt Gusht, Shtator dhe Tetor do të kemi vlera relativisht më të larta se tek norma”, thotë Zorba.

Por temperaturat e larta kanë një ndikim të madh edhe tek njerëzit sidomos tek mosha e tretë dhe fëmijët që e perceptojnë më herët ndryshimin e temperaturave, por edhe niveli i stresit sipas Zorbës varet nga temperaturat.

SHKARKO APP