2018, Rama: Viti më i zi për krimin e organizuar

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se viti 2018 do të jetë vitit më i zi për krimin e organizuar dhe se vitet do të shkojnë duke u nxirë.

”Nuk ka diskutim që ky vit do të jetë një vit që do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, se patjetër që do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Dhe vitet do të shkojnë duke u nxirë për krimin e organizuar dhe për të gjithë elementët kriminalë që janë të përfshirë në veprimtari të strukturuara kriminale”,tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë foli edhe operacionet e Policisë së Shtetit. ”Operacioni Forca e Ligjit sapo ka nisur, por në vetëm 4 muaj ama ka dhënë rezultate që në mëso tregofshin suksesin final, tregojnë atë që ne kemi pritur, rezultate shumë premtuese për hapat në vijim”, tha Rama në një takim me punonjësit e Policisë së Shtetit në Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?