2019-a vjen me mot të keq, bora bllokon Peshkopinë

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat e thella të Dibrës.

Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve. Ajo që është më shqetësuese është fakti se qarkullimi normal në zonët e thella është vështirësuar pas reshjeve të dëborës.

Gjithashtu në fshatrat Ostren dhe Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve. Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, por edhe në pjesën juglindore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?