2019 nis me krim, 30-vjeçari plagoset me armë

Ka nisur me plagosje viti 2019. Një 30-vjeçar nga Fieri mësohet se është lagosur me armë zjarri në këmbë. Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej Viti i Ri. I plagosuri është shtetasi me iniciale J.S, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 5 të mëngjesit.

“Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori” Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Raportohet se i riu ka qenë i dehur dhe nuk ka treguar asgjë si mund të ketë ndodhur ngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?