2021 vjen me diell, por ulen ndjeshëm temperaturat

Ky 1 janar ka nisur me diell dhe me shpresën që 365 ditët e vitit të jenë të tillë. Dita e parë e vitit 2021 do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12°C. Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4- 5 ballë.

Kurse në Kosovë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 07°C.

SHKARKO APP