2023, vit sprove për varfërinë e shqiptarëve
Të dhënat nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në vitin 2021 ishin 622 mijë shqiptarë nga rreth 621 mijë në 2020 që jetuan nën kufirin e varfërisë. Harta e të varfërve është zgjeruar kështu me mbi 1 mijë individë.
Një në katër shqiptarë jetojnë në mospasje deri në mjerim. Kjo do të thotë se ata e kanë të pamundur të ushqehen mirë, të ngrohen, duke mos mundur madje as të kurojnë as sëmundjet më të lehta.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gati 44 për qind e shqiptarëve marrin të ardhura mujore sa për të plotësuar nevojat më bazike, ekuilibër që rrezikon të prishet nga rritja e çmimeve.
Nga matja e të ardhurave dhe niveli të jetesës për vitin 2021 tregojnë gjithashtu se gati 26 për qind e familjeve që kanë fëmijë rrezikojnë varfërinë, duke mos mundur t’u ofrojnë këtyre të fundit një jetesë të denjë.