207 mijë shqiptarë kërkuan azil/ Largimet si mungesë e punësimit dhe kushtet e jetesës

Mbi 207 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian në 10 vitet e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në vitin 2015, me rreth 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019.

Largimi i shqiptarëve nga vendi nuk shihet më se një fenomen për shoqërinë dhe familjet e tyre, por si një nevojë e domosdoshme ekonomike. Shqipëria nuk shihet një vend i sigurt për të ndërtuar të ardhmen, ndaj zgjedhin rrugën e vështirë të emigrimit. Kryesisht janë të rinjtë ata që tentojnë vazhdimisht të largohen drejt Europës.

Për një arsimim më të mirë dhe treg të sigurt pune, janë prindërit që po përgatiten të dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit. Përjetimin më të madhe e kanë prindërit e të larguarve, të cilët nga njëra anë ndjejnë mungesën e tyre, e nga ana tjetër i gëzohen faktit se në Europë kanë siguri për një ekonomi më të shëndetshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?