21 Janari, Berisha: Rama i përdori njerëzit si mish për top. Ai duhet të jetë në burg
Duke folur për mediat pas protestës së mbajtur para Kryeminstrisë, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se ishte i kënaqur nga pjesëmarrja. Audion e bërë publike së fundmi si provë për 21 janarin, Berisha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se bëhet fjalë për fabrikime të Ardi Veliut. “Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumente të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një audiopërgjim pa u dëgjuar gjë, atëherë kemi bërë krim”.