“21 janari” drejt rihapjes? Zbardhet kërkesa e Policisë drejtuar Prokurorisë

Një ditë para 10-vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, Policia e Tiranës kërkoi hapjen e dosjes për këtë çështje.

Përmes një kërkese kjo polici i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes së “21 Janarit”  ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj si dhe u plagosën 6 të tjerë.

Ekskluzivisht Ora News ka arritur të sigurojë provat që policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të Prokurorisë.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno në studion e lajmeve tregon me detaje provat dhe fotot që policia ka vendosur në dispozicion të Prokurorisë.

Policia kërkon

1. Të behet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.

Ne foto: Kemisha e plumbit që ka ekzekutuar në kokë të ndjerin Aleks Nika, 21 janar 2011

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

Në foto pjesë e plumbit të gjetur në trupin e Aleks Nikës

5. Të bëhet ripyetja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nikaa dhe Hekuran Deda si dhe plagosur shtetasit Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësiperme.

Per me shume shikoni intervisten ne Ora News

SHKARKO APP