21 Janari në SPAK, Zogaj: Çështja shkoi në vendin e duhur

Analisti Preç Zogaj i ftuar në Top Talk, tha se regjistrimi i çështjes së 21 Janarit nga SPAK është veprimi më i duhur dhe se ka ardhur koha që drejtësia të zbardhë ngjarjen e plotë. “Çështja në tërësi kthehet aty ku duhet në vendin e duhur në SPAK. Janë cilësuar tre vepra penale, nuk është një hetim që SPAK e ka nisur kryesisht apo të një kallëzimi penal, i ka rezistuar kërkesave për t’u marrë me këto çështje. Ka ardhur momenti që të zbardhet dhe ata të ndjerët të gjejnë paqe në amëshimin e tyre. Është filmuar dhe është parë nga të gjithë, është momenti që drejtësia t’i verë kapak një loje të gjatë kungulleshkash”, tha analisti.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?