21 janari/Po hetohen edhe personat që morën pjesë në fshirjen e servit të kamerave të kryeministrisë
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me dosjen e 21 janarit dhe hetimin e tij nga SPAK.
Ai ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme. Ai tha se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish kryeministrit të kohës, Sali Berisha.
Kjo dosje u mbyll sipas tij, pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.
“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri. Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.
Prokurori që po hetonte e mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokur të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën. Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai.
Ndërkohë po hetohet dhe disa persona mediatikë dhe që merren me IT të cilët kanë marrë pjesë në fshirjen e serverit të kryeministrisë.