21 maj 2021, sulmi i parë nga hakerat iranianë. Zbulohet sesi përfituan

21 maj 2021, është data kur në sistemet sekrete shqiptare u vodhën të dhënat e para. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve të vendit tonë, ndodhi për shkak të një serveri të pa-përditësuar duke u kthyer për hakerat në një portë hyrëse.

Rasti më freskët i publikimit të të dhënave sekrete, ka qenë dy ditë më parë ku grupi ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi.

Këtë të mërkurë, pesë persona punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe DAP, janë të akuzuar për “shpërdorim detyre” pas sulmeve kibernetike nga Irani, janë lënë në detyrim paraqitjeje nga gjykata e Tiranës.

Për marrjen e të dhënave është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane, kjo për të hakuar dhe marrë të dhënat në e-maile. Partnerët ndërkombëtarë të Microsoft, FBI dhe CISA kanë ofruar suport dhe kanë bashkëpunuar ngushtësisht me ekipet shqiptare me praninë e tyre fizike në agjenci pas sulmit kibernetik në datën 15-16 korrik 2022.

SHKARKO APP