21 mijë tifozë nderojnë Martin Canin, një minutë heshtje në ”Air Albania”
Aktualitet E Martë, 19 Nëntor 2024 20:59
Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, që po luhet sot me fillim nga ora 20:45, tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje. 21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve. I ndjeri ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.