21 mijë zemra kuqezi sfidojnë të ftohtin për Kombëtaren
Kombëtarja luan sot në orën 20:45 në ”Air Albania” kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Tanimë tifozët e Kombëtares janë në stadium dhe kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë në këtë mes nëntori me temperatura të ulta. Mbi 21 mijë tifozë janë në stadium, ndërsa 400 prej tyre janë çek.
Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan 1-1 në ndeshjen e Grupit B1 të Ligës së Kombeve, rezultat ky që i buzëqesh Shqipërisë. Në ndeshjet e fundit për Grupin B1, Ukraina luan në Tiranë më 19 nëntor kundër Shqipërisë, ndërsa Gjeorgjia në Pragë kundër Çekisë.
Në portë do të luajë Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj, në mesfushë Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami dhe Asani në ndihmë të Tucit në qendër të sulmit.