21 viktima në 24 orë, 1796 jetë të humbura që nga fillimi i pandemisë

Shifrat e Covid-19 nuk ulen dhe jetët e humbura janë më të lartat që nga marsi i 2020. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit sërish nuk e kanë fituar 21 viktima dhe jetët e humbura shkojnë në 1796.

”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë. ”408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë. Kurse në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19”,-mbyll njoftimin Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 952
Të shëruar në 24 orë 804
Të shtruar në spitale 662
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3805
Testime totale 466,785
Raste pozitive 107,167
Raste të shëruara 69,773
Raste aktive 35,598
Humbje jete 1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22887
Fier 2667
Durrës 1680
Vlorë 1746
Shkodër 1373
Gjirokastër 1075
Berat 844
Korçë 914
Elbasan 876
Lezhë 826
Dibër 374
Kukës 336

SHKARKO APP