21 viktima në 24 orë, Covid-19 vijon të jetë agresiv në Shqipëri
Shifrat e Covid-19 në Shqipëri nuk ulen dhe humbjet në jetë janë të frikshme. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar 21 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1736.
”5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. ”385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë, 2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 986
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 628
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3691
Testime totale 455,334
Raste pozitive 104,313
Raste të shëruara 67,158
Raste Aktive 35,419
Humbje jete 1,736
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22444
Fier 2686
Durrës 1721
Vlorë 1794
Shkodër 1389
Gjirokastër 1004
Elbasan 924
Lezhë 837
Berat 977
Korçë 936
Dibër 360
Kukës 347