21 vite më parë, Besiana Kadare poston foton e rrallë me Ramën

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në 1 Korrik të këtij viti, Besiana Kadare ka publikuar në rrjete sociale, një foto të saj me kryeministrin Edi Rama, asokohe kryetar bashkie. Besiana shkruan se fotoja është shkrepur gjatë mandatit të saj të parë në OKB në New York, në vitin 2003, rreth 21 vite më parë. ”Përgjatë mandatit të parë timin në OKB në New York, me KM Rama (atëkohë kryetar bashkie), shefi im i atëhershëm Ambasador Nesho dhe gruaja e tij Daniela, dhe miku jonë familjar prej një kohe të gjatë Julien Roche. Rreth vitit 2003”, shkruan Besiana Kadare, funksionare e lartë diplomatike e Shqipërisë.

SHKARKO APP