21 vite nga sulmi terrorist, Begaj: Nderojmë ata që dhanë jetën! Kim: Amerika nuk e harron besnikërinë e shqiptarëve
Presidenti shqiptar Bajram Begaj, thotë se për sulmet e 11 shtatorit, nderojmë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste. Teksa i referohet sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, thotë se na kujtojnë se siguria kombëtare është përparësi.
“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë. Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Begaj.
Postimin e Begajt e ka rishpërndarë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim,e cila thotë se besnikërinë e shqiptarëve, Amerika nuk e do harrojë kurrë.
“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj. Amerika nuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohë ndihme. Ne do të jemi më të fortë së bashku”, shkroi Kim.
Thank you, President @BajramBegajAL . 🇺🇸 will never forget the loyalty and solidarity of the people of 🇦🇱 in our time of need. We are stronger together. https://t.co/zp9Jewdorn
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) September 11, 2022