21-vjeçari nga Bangladeshi arrestohet në Kakavijë, po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar nga policia nga afërsi të Kakavijës, pasi u kap se po ndihmonte për kalimin kufitar 7 emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se kalimi i tyre nga vendet e treta drejt Tiranës do të bëhej kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një aparat celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 21-vjeçari nga Bangladeshi.

Sekuestrohet një aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?