21-vjeçari nga Kavaja kapet me armë

Policia e Kavajës, falë një aksioni ka vënë në pranga 21-vjeçarin Jurgen Merkja, pasi u kap me armë zjarri. I vëllai Emiljano Merkja, 32-vjeç dhe kushëriri i tyre Besim Merkja, 23-vjeç u arrestuan për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW” me drejtues Jurgenin dhe pasagjer Emiljano dhe Fatbardh Merkja, u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga 21-vjeçari, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë; 4 aparate celular; mjeti tip “BMV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?