21-vjeçari që përplasi për vdekje kushërinjtë
Ky është 21-vjeçari që i mori jetën dy kushërinjëve Dogani. Amarildo Çalameni, me origjinë nga fshati Arapaj ku ndodhi aksidenti i rëndë, humbi kontrollin e makinës “Volkswagen” për shkak të shpejtësisë së lartë, dhe përplasi djemtë e xhaxhallarëve pasi mjeti nga rruga.
Përplasja nga makina ishte fatale për kushërinjtë. Festim Dogani dhe Amarildo Dogani humbën jetën në vend. Ndërsa i plagosur mbeti kushëriri tjetër i tyre, fatmirësisht jashtë rrezikut.
21-vjeçari Amarildo Çalameni rezulton të jetë shofer problematik. Sipas të dhënave është ndëshkuar 10 herë me gjobë, konkretisht: Brenda vitit 2018 ka marrë 3 masa për parakalime të gabuara, 2 masa për përdorim celulari, 1 masë administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim të lejes së drejtimit në vitin 2017, dhe një masë për mungesë kontrolli teknik.

KOHA JONË SONDAZH

