21-vjeçarja bëhet zëdhënësja e re e Partisë së Lirisë, ja kush është Dea Nako

Partia e Lirisë është rithemeluar siç Ilir Meta dëshiron. Tashmë zëdhënëse e PL-së është 21-vjeçaja Dea Nako. Ajo është studente e Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa lajmin për caktimin e saj si zëdhënëse e bën me dije Erisa Xhixho në një postim në Facebook.

“Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjes të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, kam kënaqësinë që në prag të mbledhjes të parë të Kryesisë së re të njoftoj vendimin e marrë nga Presidenti i Partisë të Lirisë, Ilir Meta, që zëdhënëse e Partisë të Lirisë do të jetë nga sot, Dea Nako, 21 vjeç, studente për Drejtësi.

Shqipëria do t’u përkasë të rinjve dhe të rejave dhe ata do të jenë zëdhënësit më të fuqishëm të vendimeve historike të Konventës Kombëtare për zbatimin e 5 Prioriteteve që e bëjnë Atdheun tonë me 4 milionë shqiptarë plus. Urime Deas dhe bashkë për një qëllim: Për ty Atdhe”, shkruan Xhixho.

SHKARKO APP