22 automjete të vjedhura për 1 vit, kapen autorët (VIDEO)

 

Policia e Tiranës arrestoi tre persona që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin për vjedhjen e automjeteve në kryeqytet. Të arrestuarit janë Samuel Baça 43 vjeç nga Durrësi, Qamil Lala 53 vjeç nga Durrësi dhe Niman Arifi 21 vjeç nga Kukësi.

Gjatë operacionit ‘Tranzit’, policia sekuestroi 2 makina të vjedhura, pjesë të ndryshme të makinave të vjedhura, një pistoletë dhe 2.2 kilogramë kanabis sativa.

Mjetet e sekuestruara:

-Automjeti tip Ford “KA” me targa AA 952 KB , ne pronesi te shtetasit S. B ,  i cili perdorej nga keta shtetas per realizimin e vjedhjeve te automjeteve.

-Automjeti tip Ford Furgon , i vjedhur me  pare nga keta shtetas me  pronar shtetasin E.H.

-Kater xhama te perparem  Ford furgon.

-Kater sedilje automjetesh Ford Furgon.

-Vegla te ndryshme te cilat  sherbenin per realizimin e vjedhjeve te automjeteve.

Të arrestuarit kishin vjedhur 22 makina në harkun kohor të një viti.

 

SHKARKO APP