22 kryetarë bashkie përfundojnë në SPAK
Qëndresa Qytetare ka depozituar në SPAK, kërkesën për verifikimin dhe hetimin e 22 kryetarëve të bashkive, pasi pretendohet se kanë kryer shkelje në zgjedhjet e 14 majit 2023. Shkeljet lidhen me përdorimin e aseteve publike dhe mospërmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor.
”5 nga 22 Kryetarët apo ish kryetaret e ndëshkuar te Bashkive rezultojnë përsëritës në shkeljet e tyre, madje disa nga këto subjekte gëzojnë aktualisht pozitën e personit nën hetim për vepra të ndryshme penale, ose statusin e të pandehurit apo të dënuarit.
Ky fakt shton dhe më shumë dyshimet se këto subjekte, nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në të njëjtën mënyrë sikundër nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi për sa lidhet me veprat penale për të cilat janë nën hetim apo akuzohen të kenë kryer.
Nisur nga ky konstatim, inkurajojmë SPAK dhe drejtuesin e saj që pas verifikimit te rasteve, të fillojë ushtrimin e ndjekjes penale me qëllim jo vetëm dhënien e drejtësisë, por dhe dekurajimin e sjelljeve që shtrembërojnë barazinë e subjekteve në zgjedhje dhe dëmtojnë zgjedhjet e lira dhe të barabarta.
Inkurajojmë Departamentin e Administratës publike, të marrë masat e duhura disiplinore për 31 Sekretaret e Përgjithshëm dhe zyrtaret me status te nënpunësit civil, te gjendur me shkelje ne zgjedhjet e 14 Majit”,-thuhet në deklaratë