22 mijë tifozë tek “Air Albania”, Fico paralajmëron përkeqësim të situatës së COVID-19

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka qenë sot në Elbasan tek universiteti ku u takuan me studentët që po marrin vaksinat anti-Covid.

Nga atje, Fico ka thënë se në vend priten rritje të rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 për shkak të grumbullimit të 22 mijë tifozëve te stadiumi “Air Albania”, ku u zhvillua mbrëmë ndjeshja Shqipëri-Poloni.

“Popullata duhet të përgjigjet. I them të gjitha këto gjëra. Në fakt kjo është gjëja kryesore të mbrojmë veten. Askush nuk duhet të vënë në fajësimin e vetes për një vaksinë që e nuk e bëri, për masat që nuk i respektoi për faktin që shkon tek arena me 22 mijë tifozë dhe pritet nesër çudia, historia. Pritet të ketë numra të lartë infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe ata personat që vdesin. 15 a 85 ç’rëndësi ka. Çdo njeri vlen. Është nëna, baba, motra, vëllai e dikujt tjetri. Çdo njeri që ka harruar të vaksinohet është aty. Shifrat sot janë të qarta”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP