22 vite bashki, Mziu: Nga tokë bujqësore në zonë urbane
Më 30 prill të 1996, Kamza është kthyer në Bashki dhe sot kjo njësi e pushtetit lokal, feston 22 vjetorin e saj. Kryebashkiaku Xhelal Mziu, tha para të ftuarve se Kamza ka pësuar një transformim rrënjësor.
Kamza festoi 22 vjetorin e krijimit si bashki ku sot numëron mbi 140 mijë banorë. Me 30 prill të vitit 1996, Këshilli i Ministrave vendosi që institucioni lokal të kthehej nga komunë në bashki. Me moton zhvillim dhe qytetërim, Xhelal Mziu evidentoi transformimin e Kamzës nga një zonë bujqësore dhe rurale në një qytezë urbane.
”Nga një zonë bujqësore, rurale në një qytet, madje në qytetin më të ri të Shqipërisë për shkak të zhvllimit të vrullshëm të saj. Sot Kamza ka një diversitet të jashtëzakonshëm kulture, zhvillimi”,-tha Mziu.
Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari iu përgjigj pozitivisht ftesës së bashkisë Kamëz, e cila e shoqëruar nga Xhelal Mziu vizitoi edhe një ekspozitë me veshje popullore të vendit në pallatin e kulturës.
KOHA JONË SONDAZH

