22-vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë, sapo kishte dalë nga burgu
Një 22-vjeçar shqiptar në Greqi ka vdekur në gjumë gjatë natës.
Në orët e para të mëngjesit shoku i tij nga Kreta shkoi ta zgjonte por zbuloi se 22-vjeçari ishte në një pozitë të çuditshme.
Ai zbuloi se miku i tij nuk merrte fryme dhe menjëherë njoftoi policinë dhe ambulancën.
Ambulance mbërriti në moment por ishte tepër vonë, shqiptari kishte ndërruar jetë ndërsa trupi i tij u dërgua drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme dhe për të kuptuar shkakun e humbjes së jetës.
22-vjeçari kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte ardhur në Kretë për vizitë tek shoku i tij për të hyrë në një program detoksifikimi.