22-vjeçarja në garë për deputete, vëmendjen tek kauzat e të rinjve

Në votimet e së dielës, qytetarët me të drejtë vote në qarkun e Durrësit, në listën e kandidatëve kanë edhe emrin më të ri, atë të 22-vjeçares Andia Ulliri. Ajo renditet e 6-shta në qarkun e Durrësit, në zonën e Fushë-Krujës. Ajo thotë se do të jetë zëri i të rinjve në parlament.

“Vendosa të kandidoj sepse sot shoh që të rinjtë dita ditës e kanë humbur shpresën për të qëndruar në vendin e tyre dhe mendoj që ka ardhur koha që ne të bëjmë një ndryshim. Ka ardhur koha që ne t’i mundësojmë çdo të riu e të reje shqiptare, të gjejë shpresën në vendin e tyre pa u dashur të investojnë për t’u larguar nga Shqipëria. Premtoj që do t’i përfaqësoj denjësisht në parlamentin shqiptar dhe që do jem zëri i tyre në çdo kohë”, thotë Andia Ulliri.

Duke jetuar me realitetin e zonës ku kandidon, Ulliri tregon se çfarë synon të përmirësojë me marrjen e mandatit të deputetes. “Zona e Fushkrujës sot karakterizohet nga industria e prodhimit të mobiljeve, ku gjatë 8 viteve të fundit është lënë në harresë. Me programin e PD-së dhe aplikimin e taksës së sheshtë, kjo zonë do të ofrojë qindra vende pune, duke e kthyer në një zonë të mirfilltë industriale ”, shprehet ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?