220 mijë euro grabitën hajdutët tek një taksi, zbardhen detajet dhe destinacioni i parave

Këtë të premte pre e një grabitje të çuditshme ka rënë një taksist, i cili pretendon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një pako brenda së cilës ishin 220 mijë euro. Taksisti paratë i kishte marrë në një exchange dhe po i transportonte në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Kur ka qenë duke parkuar taksinë pranë bankës, i është afruar një person dhe i ka thyer xhanin e derës së pasagjerit duke i marrë pakon ku ndodheshin paratë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po sekuestron dhe pamjet e kamerave të sigurisë për sqarimin e gjithë rrethanave.

SHKARKO APP