2268 mjekë, infermierë, farmacistë i përgjigjen Manastirliut
Thirrjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i janë përgjigjur 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, për t’iu bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu, e cila pati një falenderim për ta. “Një lutje të madhe për qytetarët që shkojnë në dyert e spitaleve dhe qendrave shëndetësore: Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore. Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit. Mos lëvizni në rrugë as me këmbë nëse nuk e keni të domosdoshme! Ju lutemi”.