23 të arrestuar për zjarrvënie, ministri Balla: Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla informon se numri i të arrestuarëve për zjarrvënie ka shkuar në 23. Po ashtu, Balla thekson se do t’i ndjeki personalisht të gjitha këto çështje penale. ”Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve”,-shkruan Balla.

Postimi i plotë

Zjarret në vend, Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale në procedurat gjyqësore për ndëshkimin e një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?