23-vjeçarja humbet kontrollin e makinës në Vlorë, përplas 6 automjete të parkuara
Aktualitet E Diel, 8 Tetor 2023 15:12
Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me gjashtë mjete të parkuara këtë të diel në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”. Shtetasja me iniciale H. M u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga përplasja, është dëmtuar mjeti tip “Volksëagen” i të resë dhe makinat e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

