23-vjeçarja i akuzon për abuzim, ndalohen 2 të rinj

Dy të rinj janë ndaluar në Fier, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare se në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri. Bëhet fjalë për M.G, 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O.A, 25-vjeç, të dy banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M.G dhe O.A, si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP