Librazhd/Fushatë duke takuar njerëzit dhe bashkëbiseduar
Aktualitet E Mërkurë, 12 Prill 2023 18:35
Kandidati Maringlen Disha ka ndezur motorat e fushatës fill pas takimit me kryeministrin Rama në sheshin “Skënderbej”, ditën që u bë prezantimi i 61 kandidatëve.
Sot ai ka takuar familjen Hoxha në fshatin Spathar të Bashkisë Librazhd.
Ja se çfarë shkruan Maringlen Disha: “Nje kafe në familjen Hoxha në fashtin Spathar.
Beqir Hoxha dhe Ibrahim Hoxha janë vëllezërit punëtorë, të respektuar e mbi të gjitha besimtarë. Ata besojnë jo vetëm në fe, por edhe në alternativën socialiste për perspektivën e Bashkisë Librazhd.
Me Nuredin Rreshkën në Babje.
Kur degjon keta njerëz fisnikë , zemërgjëre , e bujarë, mbushesh edhe ti me besim për të ardhmen e Bashkisë dhe veçanërisht zonave rurale. Përtej moshës mendimet dhe besimi i tyre për të ardhmen të jep shpresë, të bën optimist…
Banorët shpresojnë sepse besojnë në alternativën e Partise Socialiste me te madhe.
Vetem Perpara..”- përfundon Disha.
Pas kësaj kandidati Disha ka në Polisi Gostim dhe Polis Vilan, ku takoi njerëzit dhe biseduan se si mund ti rregullojnë problemet e hallet e tyre, bashkërisht.
Në Polis Gostim
Në fshatin Polis Vilan
KOHA JONË SONDAZH

