24 dosjet e bujshme, nga Krimet e Rënda kalojnë në duart e SPAK

Prokuroria dhe për rrjedhojë edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, kanë mbyllur bilancet e dosjeve të hetuara dhe gjykuara që prej krijimit. Më 20 dhjetor ky institucion pushon së vepruari dhe në vend të saj pritet të nis punën Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Pas marrjes së detyrës si Prokuror i Përgjitshëm, Olsian Çela firmosi udhëzimin e parë, që u kërkon prokurorëve të krimeve të rënda si dhe prokurorëve të juridiksonit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet sipas kompetencës në Prokurorinë e Posaçme. Çështje që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, do të jenë objekt i punës së saj.

Fillimisht, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion do të nis punën me 8 anëtarë, por drejtuesi i saj, i cili pritet të zgjidhet ditën e mërkurë, ka të drejtën të kërkojë komandimin e prokurorëve të tjerë, duke çuar numrin në 20 prokurorë. Kjo për shkak të numrit të madh të çështjeve që pritet të kalojnë.

Krimet e rënda ndërkohë vendosën të mbyll bilancin me 24 dosje që pritet t’i kalojnë për kompetencë SPAK-ut, ndërsa 37 çështje të tjera do të transferohen në prokuroritë e rretheve. 3 kandidatët për kreun e SPAK do të merren në pyetje më 18 dhjetor, kur këshilli do të votojë për kryetarin më një mandat 3-vjeçar. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka publikuar listën e dosjeve që do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë listë janë edhe dosjet e Moisi Habilajt, Arbër Çekajt. Gjithashtu bëhet me dije se edhe dosja e Tahirit do të gjykohet nga GjKKO.

1 Domart Konjari

2 Reshat Radhima

3 Klaudio Veizaj

4 Festim Lelaj, Skëndert Siqeca, Arbi Mustafa dhe Sokol Hamzallari

5 Adjel Çaushaj, Artur Riza, pezulluar

6 Juri Bedinaj, Harmelindo Tufa dhe Emiljano Çili

7 Gentjan Doda

8 Aleks Pepa

9 Marko Bushi, Shpëtim Lika

10 A Kocerri

11 Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Amarildo Sulaj, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj.

12 Elton Halipaj dhe Efthymious Eftimiu

13 Altin Hoxhallari

14 Gjergji Kohila, Sokol Bode

15 Alerjo Dushku, Albert Arraj, Imir Vila, Eduart Kume

16 Kastriot Dema, (e pezulluar)

17 Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Mario Myrtaj, Arben Kadiu, Florian Hysenaj, Gentjan Stojku, Shkwlqim Mema, Keldi Beshi, Albert Xhelilaj, Ismail Alushani.

18 Arbwr Çekaj, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku

19 Leonora Dushku etj. (40 persona)

20 Enxhi Koci etj, (11 persona)

21Gazment Garupi, Haxhi Ramadani, Sotiraq Andoni, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Pellumb Pali, Shpwtim Kiri, Nikolla Mano.

22 Ramadan Dusha, Rezart Çaçani etj 12 persona

23 Gentjan Duraku

24 Spartak Cocolim, Ervin Hysaj, Ernest Duro

 

SHKARKO APP