24 Mars, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s

Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj

Data 24 Mars, simbolizon përvjetorin e një ngjarje, të skalitur dhe shenjtëruar me merit në memorien e historisë sonë kombëtare. Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i paqes, Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke, u kthye nga Beogradi në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, ose 24 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në një luftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjetimuar njëkohësisht NATO-n si “Aleancën e lirisë dhe të besimit te vlerat demokratike” në mbarë botën!

E parë kështu 24 Marsi 1999, jo vetëm simbolizon përvjetorin e një ngjarje të shënuar në memorien tonë kombëtare por gjithashtu edhe meriton të skalitet edhe si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqisë ushtarake Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave Perendimore!

Për më tepër, që kjo datë ngjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi por megjithëse përpëlitjet e Ariut-Polar/Rus, kjo datë ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar.

Prandaj, kjo ngjarje mbetet pa asnjë mëdyshje dhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve si dhe e nderimit më të thellë ndaj sakrificave tē papërshkruara për liri dhe pavarësi të luftëtarëve dhe popullit të Kosovës.

Në shtesë, duke e lexuar këtë ngjarje në ditët e sotme, 24 Marsi mbetet një gjarje me mesazhe shprese për fundin e turpshëm të pushtuesve gjakatarë në Ukrainë por edhe që: “Rusia-Putiniste do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!

Në përmbledhje, 24 Marsi jo vetëm që mbetet një ngjarje e lavdishme për Kosovën por edhe një datë për të na kujtuar Ne si Komb, që Aleanca Transatlantike (/NATO) meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut,
Anetar i Bordit të “Istrael House” si dhe Ish:
Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

SHKARKO APP