24 orët e fundit para kri*mit, si i zbuloi babai faktet tronditëse. Vajza u abu*zua nga kunati

33-vjeçari Erjon Pelivani që prej vitesh abuzonte me të miturën në Greqi, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj, ajo ajo është vajza e burrit me të cilin motra e tij është martuar. Duke e konsideruar njeri të familjes, babai i 18-vjeçares, Fatmir Tarelleari nuk e kishte kuptuar se Erjoni ngacmonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën.

Sipas rrëfimit që vajza dyshohet se i ka bërë të atit, ajo është ngacmuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç. Më pas, ai e shantazhonte me video dhe i kërkonte para, në të kundërt do të zbulonte gjithçka.

Avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte treguar motrave të saj për ngacmime seksuale, por jo përdhunime dhe nuk kishte përmendur emrin e personit. Avokati shpjegoi se klienti i tij është pyetur të hënë në mëngjes për paratë e qirasë së vajzës. Pas një bisede me vajzën e tij ai mësoi për përdhunimet dhe shantazhet, por vajza sërish nuk tregoi autorin.

Kurse më pas babai duke pyetur me këmbëngulje vajzën, mësoi një ditë më pas se autor ishte kunati, vëllai i bashkëshortes dhe njerkës së vajzës dhe menjëherë thuri planin për ta vrarë.

Babai i 50-vjeçarit shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe bëjnë keq djalit të tij. Ai tregon si i biri kishte mësuar për abuzimin seksual dhe kërcënimet që vëllai i nuses bënte ndaj vajzës së mitur.

SHKARKO APP