24 viktima në një javë nga Covid-19 në Shqipëri

24 viktima u regjistruan në një javë nga Covid-19, nga 50 viktima që u regjistruan në javën pararendëse. Në dy spitalet Covid konsiderohet e qëndrueshme, pasi shtrimet nuk ndryshojnë që prej fillimit të muajit tetor duke mbetur në të njëjtat shifra 150-160 pacientë.

Java e fundit ka shënuar përgjysmim të numrit të viktimave nga covid 19 Shqipëri. Në analizën e shifrave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë rezulton se për periudhën 7 ditore, 28 Nëntor-4 dhjetor në spitalet covid kanë humbur jetën 24 pacientë nga 50 që ishte numri i fataliteteve në javën pararendëse 21-27 nëntor.

Në dy javët e fundit raportohen 5414 infektime të reja me një incidencë që llogaritet në 193 infektime për 100 mijë banorë, nga 277 infektime për periudhën 1 deri në 14 nëntor.

SHKARKO APP