244 km/h në Bypass-in e Fierit, 78 patenta të pezulluara
78 drejtuesve të mjeteve që janë kapur në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor, u është pezulluara leja e drejtimit gjatë javës që lamë pas.
Makina inteligjente identifikoi makina që lëviznin me shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h në Bypass-in e Fierit. Në aksin rrugor Levan –Tepelenë, janë ndëshkuar shoferë që qarkullonin me shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h. 112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, njofton policia:
45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. 41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe
30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.